ZRRE mundet me propozu edhe ULJEN e ÇMIMEVE (jo vetëm rritjen!)

Prishtinë | 16 Mar 2025 | 17:00 | Nga Shenoll Muharremi

Një ndër kriteret e përcaktimit të tarifave është edhe arsyeshmëri e çmimeve, sidomos për familjet duke pas parasyesh gjendjen socio-ekonomike. Gjithashtu rregullatori e ka për obligim ligjor të konsultoj dhe merr parasyesh rekomandimet e konsumatorëve (jo vetëm atyre që kërkojnë më shumë të hyra!).

Këtu e kemi një rast nga viti 2018 ku ZRRE ka propozuar uljen e tarifave. Ngjashëm ka raste edhe në vite tjera, pra nuk është puna dhe idea e rregullatorit vetëm me i ngritë tarifat vazhdimisht.

Bëjeni edhe njëherë atë vlerësim më mirë ZRRE!

Rasti nga raporti vjetor i ZRRE në vitin 2018 (faqe 38):

“Procesi i përcaktimit të tarifave të rregulluara për vitin 2018 është bërë duke përcaktuar të hyrat e lejuara maksimale. Pas përcaktimit të të hyrave të lejuara maksimale, FSHU ka dërguar propozimin

për tarifa. Pas analizimit të këtij propozimi Rregullatori ka vendosur që tarifat e konsumatorëve industrial dhe komercial të ulen për 5 %, ndërsa tarifat e konsumatorëve shtëpiak kanë mbetur të njëjta. Kjo zbritje e aplikuar vetëm te konsumatorët industrial dhe komercial është bërë me qëllim të reflektimit sa më të saktë të kostove të shërbimit të të gjithë konsumatorëve.”

Të ngjashme