ZRrE: Pritet shtrenjtimi i rrymës rreth 15 %, vendimi merret nesër

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Kosovarët pritet ta paguajnë më shtrenjtë për 15 % rrymën që do të shpenzojnë duke filluar nga 1 prilli 2023.

Kaq është përqindja që Zyra e Rregullatorit të Energjisë parasheh ta ngris, bazuar në raportet për të Hyrat e Lejuara Maksimale.

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për “Front Online”.

Sidoqoftë, vendimi final do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa, teksa ai pritet merret të enjten kur edhe do të mblidhet bordi i këtij institucioni.

Nga ZRRE-ja thanë se deri tash kanë pranuar komente nga shtatë institucione.

a) Zyra e Presidentes së Kosovës

b) Zyra e kryeministrit

c) KOSTT

d) KEDS

e) KESCO

f) KEK dhe

g) Sindikata e punëtorëve të KEDS dhe KESCO.

Nga të gjitha këto institucione është Presidenca e vetmja që është shprehur kategorikisht kundër ngritjes së çmimit të energjisë.

“ZPRK-ja rekomandon që në këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave duke inkurajuar komunikimin dhe koordinimin ndërinstitucional me qëllim të sigurimit të subvencionimit të kostove shtesë të cilat kanë ndikuar në rritjen e vështirësive për operatorët e rregulluar”, thuhet në komentin e Presidencës.

Qeveria, ndërkaq, ka kërkuar që tarifat e konsumatorëve të amvisërisë të mbesin të njëjta e rritja potenciale t’i prekë bizneset, veçmas ato të mëdhatë.

KEDS-i kishte propozuar rritje për rreth 50 për qind të çmimit të rrymës. Kurse KEK-u ka kërkuar që çmimi i energjisë që ajo ia shet KEDS-it të rritet për tri euro për një megavat. Nga 29.5 euro sa është aktualisht, në komentet që ka dorëzuar në ZRRE, në kuadër të procesit tarifor, ka kërkuar që çmimi të jetë 32.4 euro për një megavat.

Rritja e çmimit të energjisë, Kurti thotë se nuk ndërhyjnë në punën e ZRrE-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë të martën se nuk do të ndërhyjnë në punë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë teksa nga 1 prilli do të shtrenjtojë rrymën për 15 përqind.

Megjithatë, Kurti tha se do t’ju lehtësojnë barrën e çmimeve qytetarëve.

“Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRrE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike”.

“Çka zotohem është se në njërën anë nuk ju ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura për në anën tjerr do të bëjmë që t’ju lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabil” tha Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme