Zuckerberg kërkon falje

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 15:45 | Nga

Shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, u ka kërkuar falje britanikëve të dielën “për shkak të humbjes së besimit”, duke zënë të gjitha hapësirat reklamuese në gazetat britanike pasi një kompani kishte pasur qasje në të dhënat e 50 milionë përdoruesve.

“Kemi përgjegjësi për t’ua mbrojtur informatat tuaja. Nëse nuk mundemi, nuk e meritojmë”, ka thënë Zuckerberg.

Rrjeti më i madh social në botë po përballet me shumë kritika së fundmi.

Kjo pasi kompania britanike Cambridge Analytica u zbulua se kishte pasur qasje në informatat e shumë llogarive, të cilat u përdorën për të ndihmuar zgjedhjen e presidentit Donald Trump më 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme