Zuckerberg: Shumica e lajmeve të rreme kanë adresë maqedonase

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 08:34 | Nga

Shefi ekzekutiv i “Facebookut”, Mark Zuckerberg, iu përgjigj për rreth një orë e gjysmë pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Evropian rreth skandalit të zbulimit të të dhënave të përdoruesve nga agjencia “Cambridge Analitica”, si dhe ndikimit të skandalit te 2.7 milionë qytetarët e BE-së.

Ai me këtë rast kërkoi përsëri falje për gabimet që i bëri kompania e tij dhe premtoi do t’i përmirësojë. Ndonëse eurodeputetët i shtruan pyetje shumë të rëndësishme, në disa prej tyre ata nuk morën përgjigje. Dëgjimi u hap nga kryetari i PE-së, Antonio Tajani, i cili i kërkoi Zuckerbergut shpjegime rreth asaj se kush dhe për çfarë i shfrytëzon të dhënat e përdoruesve evropianë të publikuara në “Facebook”.

“U bë e qartë gjatë disa viteve të fundit se nuk kemi bërë mjaftueshëm për të parandaluar që veglat që ne i krijuam të mos përdoren për dëm. Nuk e kemi paraparë këtë gjë dhe për këtë e marr përgjegjësinë. Kërkoj falje”, tha ai. Duke u ndërlidhur me skandalin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, ai ka thënë se kompania nuk ka qenë e gatshme për t’iu bërë ballë operacioneve të dezinformimit. Ai më pas tha se “Facebooku” tanimë i ka mbyllur një mori faqesh që publikojnë lajme të rreme. E me këtë rast e veçoi Maqedoninë, si një shtet prej ku më së shpeshti po publikohen dhe po përhapen lajme të rreme, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme