Zuckerbergu pranon se Facebooku skanon të gjitha bisedat private

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 11:32 | Nga

Facebook skanon përmbajtjen e mesazheve që njerëzit i dërgojnë njëri-tjetrit në aplikacionin e tyre Messenger, që është në kundërshtim me udhëzimet e saja.

Firma tani e goditur nga shumë skandale, ende pa përfunduar skandali i zbuluar rreth ‘Cambridge Analytica’, gjendet përball një skandali tjetër, pasi është zbuluar se rrjeti social kontrollon fotot e tekstet për t’u siguruar që ato janë në përputhje me standardet e kompanisë, transmeton koha.net.

Edhe pse qëllimi i kësaj praktike mund të jetë për të mirë, e jo dashakeq, ky lajm i ka shtuar shqetësimet e përdoruesve në atë se çfarë rrjeti social di për ata.

Shefi e krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka konfirmuar këto rregulla gjatë një interviste për Vox.

Facebook është duke u akuzuar gjithashtu se ka mbledhur të dhëna për vitet të tëra të historisë së thirrjeve e teksteve nga përdoruesit e Androidit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme