Zv.komandanti i FSK-së pret në takim lamtumirës zv.komandantin e KFOR-it

| 10 Nën 2023 | 15:00 | Nga

Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralmajor Enver Cikaqi ka pritur sot në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Jozsef Szpisjak, i cili do të përfundojë misionin e tij në Kosovë.

Në këtë takim gjeneral Cikaqi ka falënderuar gjeneralin Szpisjak për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin që kishin si dy institucione të sigurisë gjatë periudhës së shërbimit në Kosovë

“Gjeneral Cikaqi ka falënderuar gjeneralin Szpisjak për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin që kishin si dy institucione të sigurisë gjatë periudhës së shërbimit në Kosovë, duke shpresuar që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij gjeneral Brigade Frederik Bernacca i cili ishte i pranishëm në takim”, ka njoftuar FSK.

Forca e Sigurisë së Kosovës bashkëpunon ngushtë me KFOR-in dhe të gjitha institucionet e sigurisë në vend, për të ofruar një ambient sa më të sigurtë për qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme