Zv.ministri i Drejtësisë hap dilema të paqena

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 23:02 | Nga Ehat Miftaraj

Zëvëndësministri Sallahu tha se i ka shku në mendje që rasti Dehari mu trajtu nga ndonjë mekanizëm i jashtëm, por prokuroria nuk po jep leje që rasti Dehari mu hetu/trajtu nga ndonjë mekanizëm (lexo prokurori) e huaj!.

Zëvendës minister i drejtësisë Sallahu, Kushtetuta dhe ligji në Kosovë NUK lejon që prokuror apo gjykatës të huaj të hetojnë, ndjekin apo gjykojnë rastet penale në Kosovë, kur vepra dyshohet se është kryer në Kosovë, nga shtetas të Kosovës, kur viktimat janë shtetas të Kosovës.

Kaq pak do të duhej të kuptosh edhe ti si zëvëndes minister i drejtësisë.

Përjashtimisht nga ky rregull, vetëm Kuvendi i Kosovës mundet me delegu këtë të drejtë te një autoritet tjeter si ishte rasti i misionit te Eulex dhe Gjykata Speciale me amandament kushtetues, ku mendimi i prokurorisë nuk mirret fare parasysh.

Ministri, zëvëndës ministri, këshilltari, zyrtari publik kur del në media, duhet të jap sqarime për një çështje, publikut t’i japë shpjegime dhe të qartësojë një situatë apo dilemë të caktuar.

Në rastin e Sallahut, ky hap dilema, hap çështje të paqena, konspiracione, etj etj.

Për keqardhje!

Të ngjashme