Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për 24 avionë.
Qeveria zvicerane mund të sigurojë vetëm 24 avionë të rinj luftarakë F-35 me 6 miliardë franga të miratuara, në një rast ekstrem.
Problemi qëndron në shërbimet e shumta shtesë të përfshira në kufirin e kostos, siç raportoi gazeta “Sonntags Zeitung” në botimin e sotëm.
Vetëm avionët kushtojnë 3.8 miliardë franga, transmeton albinfo.ch. Kostot shtesë të vlerësuara deri në 1.3 miliardë franga u referohen vetëm avionëve, siç i është konfirmuar gazetës nga Zyra Federale për Armatime.
Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për 24 avionë./Albinfo.ch