Lajmi i cili pritej më shumë ishte ai për hapjen e plotë, gjegjësisht edhe të ambienteve të brendshme, të restoranteve dhe ai posa u konfirmua nga Këshilli Federal.
Në mbledhjen etij të sotme Këshilli Federal ka vendosur të propozojë një sërë hapash të zbutjes së regjimit të pandemisë. Kjo ishte planifikuar më parë por ka ardhur edhe si rezultat ui uljes së numrit të infeksioneve që është konstatuar javëve të fundit.
Lajmi i cili pritej më shumë ishte ai për hapjen e plotë, gjegjësisht edhe të ambienteve të brendshme, të restoranteve dhe ai posa u konfirmua nga Këshilli Federal.
Këshilli Federal po i përmbahet modelit 3-fazor që përcakton strategjinë për muajt e ardhshëm në luftimin e koronavirusit. Më 31 maj, kur të gjithë personat në rrezik, të cilët duan të vaksinohen, do të jenë vaksinuar, faza e mbrojtjes duhet të kalojë në fazën e stabilizimit dhe duhet të pasojë hapi i katërt i hapjes, qëndrimin e publikuar nga Qeveria e Zvicrës.
Këshilli Federal po paraqet propozimet e mëposhtme për konsultim:
Hapja e ambienteve të brendshme të restoranteve: Këshilli Federal propozon që zonat e brendshme të restoranteve mund të rihapen me koncepte mbrojtëse. Hapja në fund të majit mund të bëhet nëse numri i rasteve bie ose mbetet i qëndrueshëm.
Duhet të zbatohen të njëjtat rregullore, sikur aktualisht për zonën e jashtme: mbajtja e distancës, maksimumi prej katër personash për tryezë, mbledhja e detajeve të kontaktit të të gjithë mysafirëve, ulja e detyrueshme, maska e detyrueshme edhe në tryezë nëse nuk ka konsum. Detyrimi për maskë hiqet në tryezat në tarracë.
Ngjarje me audiencë: Tani vendoset kufiri prej 100 në vend të 50 personave sa ishin për aktivitetet e zhvilluara brenda dhe 300 në vend të 100 personave për aktivitetet jashtë. Në vend të një të tretës së kapacitetit, tanni mund të përdoret gjysma e kapacitetit të sallave ose objekteve tjera.
Aktivitetet si ato në klube ose turne të drejtuara mund të mbahen, si brenda ashtu dhe jashtë me një maksimum prej 30 në vend të 15 personave sa ishte më parë.
Aktivitetet e vallëzimit mbeten të ndaluara.
Rekomandim i ri për punën nga shtëpia (Home Office):
Ajo që deri tani ishte detyrim për punën nga shtëpia (Home Office) tani do të shndërrohet në rekomandim për punë nga shtëpia, për ato kompani që testojnë vazhdimisht. Në mënyrë që të zvogëlohen më tej pengesat për testimet brenda kompanive, qeveria federale merr përsipër kostot e testimit.
Rregullorja për mbrojtjen e njerëzve veçanërisht të rrezikuar në vendin e punës është duke u zgjeruar.
Universitetet duhet të zgjerojnë mësimin me prani fizike: Në universitete, hiqet kufiri në maksimum prej 50 personave për aktivitetet me prani fizike. Parakushti ësht koncepti i testimevesi pjesë e strategjisë kantonale dhe miratimi nga kantoni, përcjell albinfo.ch. Tani mund të përdoret gjysma e kapacitetit në vend të një të tretës, sa ishte më parë. Detyrimi për maskë dhe distancë vazhdojnë të zbatohen.
Këto dhe masat tjera, i kanë kumtuar në konferencën për shtyp që po mbahet në këto momente në Bernë Presidenti Federal Guy Parmelin dhe Këshilltari Federal Alain Berset, i cili mbulon shëndetësinë.