Bernard Challandes, kur ishte emëruar selektor i Kosovës kishte pohuar se lojtarëve që kanë luajtur për Zvicrën dhe që kanë të drejtë loje për Kosovën do tu preferojë që të luajnë për Kosovën,. Për ekipin e tij, siç kishte thënë trajneri veteran.
Testi i tij i parë i madh është pikërisht një lojtar të cilin Zvicra e la jashtë listës së gjerë për Botërorin Rusia 2018 dhe i cili në kombëtaren e Kosovës mund të jetë startues dhe shumë i rëndësishëm.
Në fakt Federata e Futbollit të Kosovës vazhdimisht është duke bërë përpjekje për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar Florent Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj sivjet ka luajtur për ekipin Huddersfield në Premier Ligë dhe ka luajtur në 23 ndeshje të ligës dhe 3 ndeshje të Kupës FA.
Pas publikimit të listës nga selektori i Zvicrës Vladimir Petkovic, mungesa e Hadërgjonajt në listë nuk ka provokuar shumë reagime në Zvicër, duke lënë të nënkuptohet se në repartin e mbrojtjes, konkurrenca është shumë e madhe dhe gjasat e Hadërgjonajt që të mbërrijë të stabilizohet në ekipin e parë në Zvicrës, janë të vogla.
Challandes, siç merr vesh Insporti e ka në radar Hadërgjonajn, por ai nuk ka dhënë përgjigje nëse do ti bashkohet Kosovës.
Sidoqoftë, fjala është për një futbollist 24 vjeçar, i cili për kombëtaren mund të jetë shumë i rëndësishëm dhe i përdorshëm.
Zvicra sivjet do të luajë në botëror për herë të katërt me radhë dhe për herë të pestë që nga viti 1994.