Në një vjetorin e dëbimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova, sot është deklaruar Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.
Përmes një komunikate për medie, kjo ambasadë ka kërkuar zbardhjen e mënyrës së dëbimit të gylenistëve nga vendi ynë. Po ashtu, ajo ka kërkuar që të mos pengohen hetimet e nisura lidhur me këtë rast.
Kumtesa thekson se gjatë dëbimit të shtetasve turq janë bërë 31 shkelje ligjore.
Ky është teksti i komunikatës:
“Kosova ka dëbuar gjashtë shtetas turq më 29 mars të vitit 2018, me 31 shkelje ligjore gjatë procesit të dëbimit siç është identifikuar nga Komisioni Parlamentar Hetimor.
Fatkeqësisht, nuk e kemi parë përfundimin e punës së Komisionit Parlamentar Hetimor. Ambasada e Zvicrës i bën thirrje Kryesisë së Kuvendit të japë hapësirën e nevojshme për Komisionin Parlamentar Hetimor që të përfundojë punën e filluar, por po ashtu edhe për Prokurorin e Përgjithshëm dhe institucione tjera kompetente të jenë proaktive dhe të veprojnë sipas ligjit dhe të bazohen në detyrimet e tyre ligjore”.