Qeveria federale në Bernë kërkon më shumë të dhëna në të ardhmen për pasagjerët nga linjat ajrore në Zvicër. Këtë e kërkon Sekretariati i Shtetit për Migracionin (SEM).
Në të ardhmen do të ketë një detyrim raportimi për fluturimet nga Beogradi, Algjeria, Tunisia, Kajro, Cape Town, Johanesburg, Rio de Janeiro, Toronto dhe Montreal, siç njoftoi Sekretariati i Shtetit për Migracionin (SEM) për gazetën federale, përcjell albinfo.ch.
Sipas srf, tashmë ka një detyrim për raportim të pasagjerëve për gati 20 destinacione. Ajo ka ekzistuar që nga viti 2011 dhe synon të ndihmojë në përmirësimin e kontrolleve kufitare. Detyrimi i raportimit për destinacionet e reja do të zbatohet nga vjeshta e këtij viti.