Rojet kufitare zvicerane kanë zbuluar dy shkelje të legjislacionit të armëve javën e kaluar në Bazel.
Në rastin e tyre, roja kufitare bëri të ditur se në vendkalimin kufitar Hiltalingerstrasse janë gjetur katër armë paintball dhe pajisje të tjera, raporton “20min.ch”, përcjellë albinfo.ch.
Shofere ishte një grua zvicerane 34-vjeçare, që nuk kishte leje të importit. Ajo ka thënë se armët ishin të destinuara për Kosovë dhe Zvicra ishte vetëm vend transit.
Megjithatë, ky justifikim nuk e lë atë pa përgjegjësi. Ajo ka marrë një vërejtje për shkeljen e ligjeve për armët.