Prokurorët zviceranë të martën kanë paditur ish-anëtarët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) dhe një ish-anëtar të FIFA-s për mashtrim, në lidhje me qëllimin e vërtetë të pagesës prej 6.7 milionë eurove që ishte bërë para Botërorit 2006 të futbollit, që u mbajt në Gjermani.
Ish-presidenti i DFB-së, Theo Zwanziger, ish-sekretari i përgjithshëm i DFB-së, Horst R. Schmidt dhe ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Urs Linsi janë akuzuar se bashkërisht kanë mashtruar, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”. Ndërsa Wolfgang Niersbach, pasardhësi i Zwanzigerit te DFB, akuzohet si bashkëfajtor në këtë mashtrim.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Zvicrës ka thënë se masat ndaj Franz Beckenbauerit, që ishte kreu i komitetit organizativ të Botërorit 2006 në Gjermani, do të merren ndaras, pasi ai aktualisht “nuk është në gjendje shëndetësore për të marrë pjesë apo për t’u marrë në pyetje në Gjykatën Federale Penale”.
Beckenbauer, Zwanziger, Schmidt dhe Niersbach përbënin komitetin organizativ prej katër anëtarëve të Botërorit 2006, ndërsa Linsi ishte partneri kryesor i kontaktit në FIFA.
Zwanziger dhe Niersbach kanë reaguar ndaj lajmit.