Kombëtarja e Zvicrës vazhdon serinë fantastike në grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Futbollistët zviceranë treguan lojë shumë të mirë se Ishujt Faroe dhe triumfuan me rezultat 2:0.
Fitorja ka mundur të jetë edhe më bindëse sikur t’i realizonin të gjitha rastet.
Katër shqiptarë u paraqitën titullarë, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili, që dhanë maksimumin.
Zvicra shënoi fitoren e katërt rresht dhe kryeson me 12 pikë me katër fitore rresht.
Xhemaili luajti deri në minutën e 80-të, kur u zëvendësua nga Steffen, por që dëshmoi paraqitje shumë të mirë.
Golat u shënuan nga Derdiyok në minutën e 27-të, pas një pasimi nga Valon Behrami; dhe Stephan Lichtsteiner, i cili në minutën 83′ goditi bukur me kokë nga afërsia dhe tundi rrjetën e rivalit.