Ekonomia Online
FUNDIT

Zvicra refuzon vaksinën AstraZeneca

Zvicra refuzon vaksinën AstraZeneca

Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se të dhënat për vaksinën AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile, për përdorimin e saj. Agjencia që miraton përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave, bëri thirrje për studime të reja për efektivitetin e vaksinës. Ndërkaq, një ditë më parë autoritetet franceze të shëndetësisë njoftuan se vaksina kundër koronavirusit […]

Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se të dhënat për vaksinën AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile, për përdorimin e saj.

Agjencia që miraton përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave, bëri thirrje për studime të reja për efektivitetin e vaksinës.

Ndërkaq, një ditë më parë autoritetet franceze të shëndetësisë njoftuan se vaksina kundër koronavirusit e AstraZeneca duhet t’u jepet vetëm personave nën 65 vjeç.

Ky është zhvillimi i fundit nga një vend i BE-së që miraton kufizime të tilla për këtë vaksinë duke e justifikuar me efikasitetin e pamjaftueshëm të saj për të moshuarit. Gjermania dhe Austria tashmë kanë rekomanduar që ajo të kufizohet vetëm nën moshën 65 vjeç.

Rregullatori i BE-së për barnat ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.

Të ngjashme