Elfete Veseli është kosovarja që luftoi në anën e boshnjakëve gjatë luftës në Sarajevë. Zvicra është duke e konsideruar seriozisht ekstradimin e saj te autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës, përderisa ajo ndiqet për vrasjen brutale të një djali serb 12 vjeç.
Elfete Veseli është një rast i rrallë i një gruaje të dyshuar për krime luftë në konfliktin Jugosllav. Ajo ka lindur në vitin 1960 në Kosovë, por ka jetuar në Bosnjë dhe Hercegovinë në fillim të luftës, luftë kjo nga e cila kanë humbur jetën 100 000 mijë njerëz.
Sipas medieve ballkanike, Veseli u arrestua në kantonin zviceran të Neuchatel në nëntor si dhe ekstradimi i saj në Bosnjë dhe Hercegovinë pritet “së shpejti, kur të plotësohen kushtet teknike” ka bërë të ditur një prokuror në Sarajevë, përcjell gazetametro.net
Veseli dyshohet se e ka vrarë djalin 12 vjeç serb, Slobodan Stojanovic në Zvornik të Bosnjës. Djali dhe prindërit e tij ishin duke ikur nga forcat myslimane, kur për një moment ai ishte kthyer të merrte qenin e tij dhe pastaj nuk e kishin parë më të gjallë.
“Nuk do ta harroj asnjëherë ditën e 16 qershorit të vitit 1993, kur isha thirrur në Zvornik për të identifikuar tim bir” thotë babai i të ndjerit, Ilija Stojanoviq.
Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë në Zvicër tha se Veseli mund të ekstradohet në çdo moment.
Elfete Veseli kishte luftuar krahë për krahë me Naser Oric’in, i cili u kap nga gjykata e Hagës për krime lufte në vitin 2008, dhe është ende duke u gjykuar për krime lufte kundër serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës.