Zvicra u heq 167 vetave statusin e azilit

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 15:35 | Nga

Rasti i imamit me prejardhje nga Libia, të dyshuar për ekstremizëm islamik, të cilit javë më parë iu hoq statusi i qëndrimit në Zvicër mbi bazë të njohjes së azilit, nuk është i vetëm. Për më tepër, duket se ka edhe shumë ish refugjatë të tjerë që ndajnë fatin me imamin në fjalë. Sipas gazetës “St.Galler Tagblatt”, vetëm gjatë vitit 2017 SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion) ka ndërmarrë 167 masa të tilla.

Kjo ka ndodhur gjithmonë nisur nga fakti se këta persona kanë vizituar shtetin e prejardhjes, në një kohë që statusin e azilit e kanë pasur të fituar mbi bazën e përndjekjes që kanë pasur nga ai shtet, transmeton albinfo.ch. Të huajt të cilëve më së shpeshti u është hequr statusi i azilit, janë ata nga Iraku, nga Bosnja dhe nga Vietnami.

Numrit 167 që vlen vetëm për 9 muajt e këtij viti, po t`i shtohen edhe rastet e mundshme që priten deri në fund të vitit, është më i larti në pesë vitet e fundit.

Njoftimi i SEM nuk i konfirmon raportimet e mëhershme për shtetasit e Eritresë me status azili të fituar në Zvicër, të cilët thuhet të kenë shkruar për pushime në vendin e prejardhjes. Janë shtetas të vendeve tjera ata që më shpesh janë dënuar me heqje të statusit të azilit. Në vendin e parë janë irakianët, me 33 raste, pastaj vijnë boshnjakët me 25 dhe vietnamezët, me 16 raste.

Një arsye e mundshme për rritjen e përmendur është sipas SEM vet numri i rritur refugjatëve me status të njohur azili. Faktor tjetër mund të jetë edhe sensibilizimi i shtuar i autoriteteve përgjegjëse nga debati në opinion lidhur me udhëtimet e ndaluara të refugjatëve në vendet e prejardhjes, transmetpn albinfo.ch.

Pas kritikave nga partitë e djathta lidhur me abuzimet në fjalë, është mobilizuar edhe Këshilli Federal. Ai propozon që refugjatët me status të pranuar të azilit të detyrohen për të dëshmuar se “nuk janë vënë në mbrojtje të vendit të tyre të prejardhjes”. Më vonë, parlamenti do të merret me këto propozime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme