Qeveria e Kosovës pas kërkesës së Agjencisë Kosovarë të Bizneseve, sot ka marrë vendim për heqjen apo zvogëlimin e akcizës për biznese dhe qytetarët vendor.
Kjo lejon fuqinë dhe lejimin e konkurrencës vendore me atë nga vendet e tjera që importojnë në tregun e kosovarë, si dhe do të mundësoj që të lirohen shërbimet dhe produktet e konsumatorit vendor.
Akciza është zvogëluar në makina elektrike dhe hibride në 10 euro, po ashtu edhe tek pijet në 0.005 euro për litër, kjo tregon se qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, e ka marr seriozisht kërkesën e AKB-së.