Zvogëlohet numri i dhunës psikike familjare në Maqedoni

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 15:25 | Nga

Nga një mijë persona në vit në tre vitet e fundit janë paraqitur në SOS Linjën 15-135 për të paraqitur dhunë familjare. Gjatë vitit 2016, 51% prej tyre kanë paraqitur dhunë psikike, 22 fizike, 23 ekonomike dhe 24% dhunë seksuale.

Sipas të dhënave të Qendrës së krizës ‘Shpresa’ në kuadër të së cilës funksionon kjo SOS linjë, numri më i madh i viktimave të cilët kanë paraqitur dhunë, 25% janë të moshës prej 40 deri 50 vjet, 22% prej 29 deri 39 vjet dhe 12% janë të moshës deri 29 vjet dhe persona midis 50 dhe 60 vjet, njofton AIM.

Nga viktimat të cilët kanë paraqitur dhunë, 44% janë me arsim të mesëm të mbaruar, 38% nuk kanë dashur të tregojnë për shkallën e arsimit, 13% ishin me arsim të lartë dhe 1% me magjistraturë. Numri më i madh i viktimave ose 56% ishin të martuar.

Viktimat të cilët paraqesin dhunë mund të marrin ndihmë psikosociale, inkurajim, këshillim. Zhvillohen edhe sesione edukative me viktimat të cilët kanë për qëllim mbështetjen dhe përforcimin e gruas në sjelljen e vendimeve për të ardhmen.

Mbështetje për viktimat, Qendra e krizës ‘Shpresa’ ka siguruar edhe përmes projektit ‘Kujdesu për veten’ financiarisht i mbështetur nga Ambasada austriliane në Beograd, pjesë për Maqedoninë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme