Zyra e BE-së dhuron 2 mijë maska mbrojtëse për burgjet

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pranuar 2 mijë maska donacion nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ShKK-ja ka bërë me dije se dhurimi ka për qëllim mbrojtjen e të dënuarve dhe punonjësve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës nga pandemia Covid-19.

“Gjatë pranimit, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Rasim Selmani, falënderoi përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, për mbështetjen dhe donacionin e dhënë SHKK-së në këtë kohë pandemie”, thuhet në njoftim.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme