Drejtuar nga Adem Mikullovci, kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbajtur sot takimi konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare, lidhur me vazhdimin e seancës konstituive.
Pas diskutimeve, u vendos që të mërkurën, më 9 gusht, në orën 10:00, të mbahet një takim i ngjashëm konsultativ, përkitazi me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.