Zyrtare: Anulohet ndeshja mes Pejës dhe Rahovecit në Ligën Ballkanike

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e paraparë që të zhvillohet nesër mes KB Pejës dhe KB Rahovecit është anuluar, transmeton Gazeta Metro.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit pejan, teksa arsyeja e anulimit është pasi që klubi i Rahovecit ka vendosur që të largohet nga garat e Ligës Ballkanike.

“Të nderuar dashamirë të basketbollit, ju njoftojmë që ndeshja e cila ishte planifikuar të luhet nesër në kuadër të Ligës Ballkanike ndërmjet KB Peja dhe KB Rahoveci është anuluar. Arsya e anulimit të kësaj ndeshje është se KB Rahoveci është larguar nga Liga Ballkanike dhe nuk do zhvillojë më lojë në këtë ligë. KB Peja zhvillon ndeshjen e radhës në SupërLigë të Dielën me fillim nga ora 17.00 dhe ndeshet me Rahovecin në Karagaç” – thuhet në njoftimin e KB Pejës.

Sot gjatë ditës ishte anëtari i bordit të KB Rahovecit, Xhuli Rama, i cili konfirmoi tërheqjen nga garat në Ligën Ballkanike, duke mos zbuluar detaje tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme