Bernard Berisha do të jetë lojtari i tretë shqiptar që do të vesh fanellën e Terek Grozny, klubit nga elita e futbollit rus me të cilin ka nënshkruar kontratë për tri vite e gjashtë muaj.
Për të njëjtin ekip luajnë dy lojtarë të Kombëtares shqiptare, Odie Roshi e Bekim Balaj.
Berisha ka luajtur në Kosovë për Besën e Pejës, ndërsa te klubi i deritashëm Anzhi ishte transferuar nga skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu.