Melos Zenunaj është rikthyer përsëri tek klubi i qytetit, Dukagjini nga Klina.
Mbrojtësi ka qenë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës për tri vite e gjysmë, derisa ka vendosur të rikthehet në shtëpi.
Është vet klubi klinas që ka zyrtarizuar marrëveshjen me Zenunajn, duke e prezantuar atë si lojtar të tyre dhe duke i uruar mirëseardhje.
Zenunaj luan në të gjitha pozitat e mbrojtjes, derisa pritet të jetë një përforcim shumë i mirë për trajnerin Armend Dallku.