Atalanta ka një portier të ri, ai është gardiani i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha
Lajmi është konfirmuar nga ‘Calciomercato.it’. I padiskutueshmi në portën e Kombëtares shqiptare, ishte gjithmonë zgjedhja e dytë te Lazio dhe për këtë kërkonte aventurë të re, shkruan kjo e përditshme italiane.
‘Calciomercato.it’ shkruan se Berisha është transferuar te Atalanta në formë huazimi deri në fund të sezonit 2016/17.