Zyrtare: Formula 1 në Artmotion, nga sezoni i ri edhe një pistë i shtohet garave

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Formula 1 ka zyrtarizuar sot me një shkresë zyrtare që në këtë sezon njëra nga garat do të zhvillohet në pistën ndërkombëtare të Katarit në mes 19 dhe 21 Nëntorit me sponzorin kryesor të kësaj gare që do të jetë Ooredoo. Pas kësaj gare, Katari do t’i bashkohet Formula 1 duke filluar nga 2023 deri më 2033.

“Ne jemi shumë të lumtur që Federata e Sporteve Motorike e Katarit dhe autoritetet e këtij vendi kanë bërë çdo gjë që është e mundur dhe pavarësisht kohës së shkurtër ja kanë dalë që të jenë gati për një garë të re në këtë vend. Kishte një dëshir të madhe nga Katari që të ndihmoj FIA-në në zhvillimin e kësaj gare teksa kemi vendosur bashkarisht që partneriteti të zgjatet për 10 vite. Pista e Katarit në Formula 1 poashtu do të reklamohet në Kupën e Botës 2022.” – thuhet ndër të tjera në shkresën zyrtare të FIA-së.

Artmotion është transmetues zyrtar i garave të Formula 1 në vendin tonë me të gjitha Grand Prix e këtij sezoni që vijnë së bashku me kualifikime dhe gara në kanalet Art Sport.

Artikull i sponzorizuar

Të ngjashme