Mergim Vojvoda do t’i bashkëngjitet përfaqësueses së Kosovës në futboll.
21-vjeçari në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e FFK-s që t’i bashkohet Kosovës.
Mbrojtësi nga Skenderaj është pjesë e skuadrës Royal Excel Mouscron, që bënë pjesë në ligën kryesore të Belgjikës.
Vojvoda ka zhvilluar edhe shtatë ndeshje me përfaqësuesen e të rinjve të Shqipërisë nga viti 2014-2016.