Klubi anglez, Burnley ka shkarkuar trajnerin Sean Dyche, me klubin që gjendet vetëm katër pikë larg zonën së shpëtimit nga rënia prej Ligës Premier.
Dyche ishte një nga menaxherët më jetëgjatë në futbollin anglez, pasi mori drejtimin e Burnleyt në vitin 2012.
Ai e udhëhoqi klubin drejt dy promovimeve në Ligën Premier gjatë kohës së tij në Turf Moor dhe ishte menaxheri më jetëgjatë në ligën e elitare.
Por, ai tani është shkarkuar pas humbjes 2-0 të së shtunës ndaj Norwich City, që e la Burnleyn në vendin e 17-të në ligë – katër pikë prapa Evertonit të vendit të 16-të me tetë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, transmeton telegrafi.
Burnley konfirmoi largimin e Dyche me një deklaratë të lëshuar gjatë ditës së sotme (e premte).
“Burnley Football Club mund të konfirmojë se klubi është ndarë me menaxherin Sean Dyche, ndihmës menaxherin Ian Woan, trajnerin e ekipit të parë Steve Stone dhe trajnerin e portierëve Billy Mercer”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.