Më në fund një ndeshje kualifikuese e Përfaqësueses do të zhvillohet në territorin e Kosovës.
Kosova U-21 do të luajë si vendas ndaj Norvegjisë U21 më 1 shtator në stadiumin ”Adem Jashari” në Mitrovicë.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar UEFA-n për stadiumin, teksa ora e ndeshjes ende nuk është caktuar. Kësisoj, shikues të shumtë do ta kenë rastin që ta përkrahin Kosovën drejt kualifikimeve për EURO 2019.
Kujtojmë se Kosova U21 deri më tash i ka zhvilluar dy duele. Ka pësuar nga Republika e Irlandës 1:0, teksa ka fituar në tavolinë duelin me Norvegjinë 3:0.