Gjatë ditës së sotme skuadra e Llapit është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, Nertil Hoxhaj, i cili së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur të nënshkruajnë kontratë me kohëzgjatje 1 vit e gjysmë, që e mban Hoxhajn në klub deri në verën e vitit 2022.
“Nertil Hoxhaj, 22 vjeç, i lindur më 21.05.1997 në Fier, mbrojtës i krahut të majtë, luan me këmbë të majtë. Karrierën e tij futbollistike e ka filluar si junior tek Partizani i Tiranës, nga aty ka kaluar tek Flamurtari i Vlorës”.
“Nga një edicion është paraqitur edhe për Bylisin, Elbasanin dhe së fundmi Vushtrrinë, ku është paraqitur në 10 ndeshje dhe ka realizuar 1 gol”, thuhet në njoftimin e klubit.
Llapi ka pasur probleme të mëdha në fazën e mbrojtjes ku ka pranuar 29 gola në gjysmën e sezonit. /Telegrafi/