Pak pasi zyrtarizoi largimin e Paulo Fonsecas nga detyra e trajnerit, Roma tani ka zyrtarizuar trajnerin e ri për edicionin 2021/22.
Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Gjallorosëve nga sezoni i ardhshëm.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi italian përmes një postimi në profilin e tyre në Twitter.
Ai ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë në kryeqytet deri në vitin 2024.
Së fundmi, Mourinho ishte trajner i Tottenhamit për dy vite.
Tekniku portugez ka përvojë edhe në Itali. Ai kishte drejtuar më herët Interin.