Pas tërheqjes së Mesut Ozilit nga Kombëtarja gjermane dhe skandalit që shpërtheu pas akuzave të tij për racizëm në skuadër, tashmë një tjetër lojtar i ka dhënë lamtumirën 4-herë kampionëve të Botës.
Bëhet fjalë pikërisht për Mario Gomezin, i cili e ka mbyllur aventurën e tij në futbollin ndërkombëtar.
33-vjeçari ka qenë një ndër sulmuesit më të rëndësishëm të Gjermanisë në dekadën e fundit, duke shënuar 31 gola në 78 paraqitje me fanellën e përfaqësueses gjermane.