Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin francez Zinedine Zidane.
Dje (e mërkurë) gjatë ditës u përfol për një largimi të Zidanes nga Real Madridit dhe tashmë ka ardhur zyrtarizimi.
Është vet klubi mbretëror që ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën e trajnerit francez për ndërprerjen e bashkëpunimit.
“Real Madrid CF njofton se Zinedine Zidane ka vendosur të përfundojë kohën e tij aktuale si trajner i klubit tonë”.
“Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për t’i treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në të gjitha këto vite, dhe për atë që figura e tij përfaqëson për Real Madridin”.
“Zidane është një nga mitet e mëdha të Real Madrid dhe legjenda e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë si trajner dhe lojtar i klubit tonë”.
“Ai e di që është në zemër të Real Madridit dhe se Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.