Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Energjisë vizitojnë Kosovën

Prishtinë | 24 Qer 2016 | 15:09 | Nga

Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe për Siguri Bërthamore, Beqir Mezelxhiu, priti të mërkurën në takim përfaqësuesit e Departamentit të Energjisë në SHBA, gjegjësisht Matthew Thompson dhe Robert Martinez nga Laboratori Kombëtar Sandia në SHBA.

Kryeshefi Mezelxhiu, duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Laboratori Sandia i ka ofruar Kosovës, njoftoj pjesëmarrësit për situatën aktuale radiologjike në Kosovë me theks të veçantë në objektet të cilat shërbejnë si deponi të përkohshme për mbetjet radioaktive.

Sot gjatë ditës Thompson dhe  Martinez të shoqëruar nga stafi i AKMRrSB-së do të takojnë Edmond Nulleshi, Drejtor për Shërbime të Korporatës në KEK dhe do të vazhdojnë me aktivitete të tjera gjatë ditës.

Të ngjashme