Nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Agim Kuleta dhe zyrtarë të tjerë të komunës kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajazit në 21 vjetorin e rënies së tij dhe dy bashkëluftëtarëve Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Pacolli tha se këto nderime po bëhen në mënyrë që të mos harrohen veprat e heronjve, të atyre që kanë kontribuar për liri.
“Sot ishim për ta vendosur një buqetë me lule pranë bustit të heroit Zahir Pajaziti, sado pak në mënyrë simbolike që mos të harrohen veprat e heronjve tonë, mos të harrohen veprat e luftëtarëve dhe atyre të cilët i hodhën themelet e para të lirisë që ne sot po e gëzojmë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”.
Homazhe fillimesh ka bërë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ndërsa edhe presidenti Hashim Thaçi do të nderoj dëshmorët me homazhe gjatë ditës.
Është paralajmëruar se homazhe do të bëjë edhe kreu i VV-së, Albin Kurti. Ndërsa në Podujevë do të zbulohet shtatorja e tre heronjve, ndërsa në orën 15 do të mbahet akademi përkujtimore.