Bashkimi Europian ka nisur një hetim mosbesimi ndaj biznesit më të madh të reklamave në internet Google, duke pretenduar se kompania mund të krijojë disavantazh te rivalet e tjerë dhe të vështirësojë arritjen deri te konsumatorët te rivalët tjerë. Hetimi zyrtar, i cili është pasues i një hetimi paraprak që kishte filluar nga viti 2019, […]
Zyrtarët e BE-së ngrisin hetim mosbesimi ndaj Google

Bashkimi Europian ka nisur një hetim mosbesimi ndaj biznesit më të madh të reklamave në internet Google, duke pretenduar se kompania mund të krijojë disavantazh te rivalet e tjerë dhe të vështirësojë arritjen deri te konsumatorët te rivalët tjerë.
Hetimi zyrtar, i cili është pasues i një hetimi paraprak që kishte filluar nga viti 2019, do të shqyrtojë nëse Google po shtrembëron konkurrencën duke kufizuar hyrjen në të dhënat e përdoruesit për qëllime reklamimi, ndërsa rezervon të dhëna të tilla për përdorimin e vet, ka thënë Komisioni Europian, shkruan CNN.
“Google mbledh të dhëna për t’i përdorur për qëllime reklamuese dhe shet hapësirë reklamuese meqë vepron si një ndërmjetës i reklamave në internet. Kështu që Google është e pranishme në pothuajse të gjitha nivelet e zinxhirit të reklamave në internet”, ka thënë zyrtarja e BE-së Margrethe Vestager
Nga ana tjetër, një zëdhënës i Google ka thënë se kompania do të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me Komisionin Europian për të t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve të ngritura.











