Parkimi i veturave nëpër hapësira gjelbëruese është mjaftë e shpeshtë në vendin tonë.
Jo vetëm veturat civile, por edhe ato të zyrtarëve të huaj i parkojnë veturat jashtë parkingjeve, përkatësisht në vendet ku janë të ndaluara për parkim.
Një banore e Prishtinës është ankuar në Indeksonline se vetura e zyrtarëve të EU-së është parkuar në një hapësirë gjelbëruese në rrugën ‘Rrustem Statofci’.
Ajo ka thënë se parkun ku vetura është parkuar e mirëmbajnë vet, ndërsa veturat e dëmtojnë.
Ndryshe, sot Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa që veturat e parkuara në gjelbërim e në vende që nuk janë të destinuara për parkim do të gjobitën dhe konfiskohen.
“Ndalohet parkimi në gjelbërim! Konfiskim i targave dhe gjobë mandatore. Shumë shpejt do të fillojmë me konfiskim të automjeteve kudo që e dëmtojnë gjelbërimin nëpër lagje, e sidomos rreth fakulteteve ku kjo dukuri është shumë më shpeshtë”, thuhet në një njoftim të Komunës.