Zyrtarët më të lartë çekë kanë refuzuar propozimin dhe argumentet e presidentit Millosh Zeman për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, të shtruara në mbledhjen koordinuese mbi politikën e jashtme, raportonte agjencia e lajmeve e Beogradit, B92.
Shefi i diplomacisë çeke, Tomash Petshiçek pas takimit i njoftoi gazetarët se kreu shtetëror u mor vesh se kjo çështje nuk është në rend të ditës.
“U morëm vesh se çështja e tërheqjes së njohjes për Kosovën nuk është me vend. Situata nuk ka ndryshuar fare që ta shtynte Çekinë të ndryshojë qëndrimin që e ka përfaqësuar gjatë dhjetë vjetëve të fundit”, ka thënë kryediplomati para gazetarëve, përcjell Koha.net.