Zyrtarët shëndetësore rekomandojnë edhe një dozë të vaksinës anti-COVID

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Të rriturit në SHBA duhet të marrin edhe një dozë të vaksinës anti-COVID, edhe nëse ata kishin marrë një përforcues në vjeshtë, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë amerikanë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë se amerikanët nga mosha 65 vjeç duhet të marrin edhe një dozë të vaksinës së përditësuar e cila u bë e qasshme për qytetarët në shtator – nëse kanë kaluar të paktën katër muaj nga doza e fundit, raportoi AP.

“65-vjeçarët ishin në shumicën që vdiqën nga COVID-i dhe atyre që u shtruan në spital vitin e kaluar. Një vaksinë shtesë mund të ofrojë mbrojtje shtesë… për ata në rrezik më të lartë”, ka thënë drejtori i Qendrës, Mandy Cohen.

Mbrojtja që vaksina ia ofron trupit me kohë zbehet, dhe kjo ndodh më shpejt te të rriturit.

COVID-19 mbetet një rrezik, veçanërisht te më të moshuarit dhe ata me probleme mjekësore. Ende të hospitalizuar janë 20,000 njerëz dhe mbi 2,000 vdekje ndodhin çdo javë nga koronavirusi, sipas Qendrës amerikane.

Të ngjashme