Avni Bytyçi, zëdhënës i PDK-së, ka reaguar pas pamjeve ku shihet Shpejtim Bulliqi duke sulmuar një qytetar.
Ai ka thënë se Albin Kurti po garon me njerëz të llojit për të cilët i kishte akuzuar partitë e tjera politike.
Reagimi i tij i plotë:
Shpejtim Bulliqi është prototipi i Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje.
Albin Kurti po garon me njerëz të llojit për të cilët i kishte akuzuar partitë e tjera politike. Nga banditë e deri me njerëz me akuza për krim e korrupsion, Albini po synon çkapjen.
Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka program në këto zgjedhje, për këtë arsye ju kanë ikur debateve, përjashto në televizionin e tyre të TV Dukagjinit, por, edhe aty degjove që kishin dështuar keq.
Shteti ynë është shumë i rendësishëm që t’i lihet në dorë një revolucionari endrrimtarë që po tenton me e bind Kosovën dhe botën që Lenini kishte drejtë.
*Shpejtim Bulliqi duke e sulmuar një qytetar