Zëdhënësi i PDK-së: Kurti ka gënjyer e mashtruar tash e 20 vjet

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka deklaruar se lideri i VV-së, Albin Kurti, ka gënjyer dhe mashtruar tash e 20 vjet.

Përmes Facebook, Bytyçi ka shkruar se Kurit nuk ka program, përvojë dhe konsistencë. Sipas tij, këto janë arsyet pse ai nuk del në debat publik me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

“20 vjet mashtrim, gënjeshtër dhe populizëm. Është më se e kuptueshme se pse z. Kurti nuk ballafaqohet me prof. Enver Hoxhajn në debat”, ka shkruar ai.

Bytyçi ka komentuar deklarimet e Kurtit të bëra në një bisedë virtuale ku ka përmendur bashkimin e Kosovës me Shqipëri përmes formës së referendumit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme