Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se interpretimi i ligjit që ndalon të dënuarit me vendim të formës së prerë në të tri vitet e fundi, shkakton shkelje të të drejtave të njeriut.
Por, sipas tij përderisa Albin Kurti po ankohet për shkeljen e të drejtave të tij, Nushi theksoi se nuk është duke premtuar që në qeverisjen e tij ky ligj të ndryshojë. Më tutje ai tha se nëse ankesa do të ishte parimore, atëherë bashkë me të do të duhej të vinte edhe premtimi për ndryshimin e kësaj norme.
Postimi i plotë i tij:
Ligji i padrejtë – të instrumentalizohet apo ndryshohet?
E kemi thënë që ndalimi i kandidimit të Kultit dhe të tjerëve është i padrejtë. Interpretimi i ligjit në mënyrë të tillë shabllon, shkakton shkelje të të drejtave të njeriut. Ata që i gëzohen këtij vendimi e kanë gabim, sepse logjika e eleminimit politik të tillë nuk funksionon.
Por përderisa Kulti po ankohet për vete, nuk po e dëgjojmë të premtojë që në qeverisjen e tij ky ligj do të ndryshojë. Nëse ankesa do të ishte parimore, atëherë bashkë me të do të duhej të vinte edhe premtimi për ndryshimin e kësaj norme.
Por, do të jemi dëshmitarë që kjo normë nuk do të ndryshojë. Pushteti i Kultit do ta instrumentalizojë këtë ligj pikërisht për ta penguar rezistencën që do ta shkaktojë pushteti i tij autoritar.
Change my mind!