Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka akuzuar gazetarin Adriatik Kelmendi për nxitje të gjykatësve të Kushtetueses që të vendosin në favor të presidentit Hashim Thaçi për dekretin.
Rrustemi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kelmendi ka deklaruar mbrëmë se në Kushtetuese janë 7 me 2 gjyqtarët në favor të presidentit.
Sipas zyrtarit të LVV’së, me anë të kësaj deklarate, presidenti po synon që gjyqtarët t’i orienton ka pozicioni i presidentit.
“Adriatik Kelmendi paska deklaruar mbrëmë që gjendja në Gjykatën Kushtetuese është 7 me 2 në favor të Thaçit. E qartë, ai synon që gjyqtarët që po lëkunden t’i shpiejë kah pozicioni i Thaçit. Adriatiku nuk është det me ujë të freskët por turbullirë me ujë të PAN-it. Prandaj iku nga KTV për të zëvendësuar në klan Batanin”, ka thënë ai.