Zyrtari i VV-së këshilltarit të Thaçit: Shko në PDK se ia more fytyrën Zyrës së Presidentit

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i ka reaguar këshilltarit të presidentit, Adil Behramajt, për të cilin ka thënë se duhet që të shkojë të bëhet këshilltar i PDK-së.

Rrustemi ka shkruar në Facebook se Adil Behramaj duhet që të bëhet këshilltar i Kadri Veselit.

“Kush po e torturon këtë Adil Behramajn e Presidencës? Shko more në PDK këshilltar i Veselit se si këshilltar i Presidentit ia more fytyrën asaj zyre dhe përmes saj edhe vendit. Këdo që pyetet për të, thonë lene atë se ai është militant i PDK edhe nuk kontrollohet”, ka shkruar ai.

Sipas zyrtarit të LVV’së, këshilltari i presidentit është nëndega e PDK’së në presidencë.

“Që me e pas parasysh dhe portalet kur e citojnë, zotnia është nëndega e PDK-së në presidencë. Atij nuk i duhen as edhe shirita për ta larguar nga selia e uzurpuar e PDK-së, sepse PDK-në e ka bartur në presidencë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/adnan.rrustemi.92/posts/10157002456250095

Të ngjashme