Ekonomia Online
FUNDIT

Zyrtari që u bë shkas që Kurti të vetizolohej rezulton negativ

Zyrtari që u bë shkas që Kurti të vetizolohej rezulton negativ

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nesër do të dalë nga vetizolimi. Zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, i cili u bë shkas që Kurti të vetizolohej sot, ka rezultuar negativ. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Ekonomia Online. Sot janë vetizoluar të dy kabinetet, ai i Qeverisë në detyrë dhe i […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nesër do të dalë nga vetizolimi.

Zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, i cili u bë shkas që Kurti të vetizolohej sot, ka rezultuar negativ.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Ekonomia Online.

Sot janë vetizoluar të dy kabinetet, ai i Qeverisë në detyrë dhe i Ministrisë së Integrimeve.

“Rastet e tilla si sot, duhet të na ftojnë për vëmendje, përkujdesje dhe në zbatimin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të ekspertëve mjekësorë”, ka thënë Kryeziu.

Të ngjashme