Grupi parlamentar i AAK-së, sot në Kuvendin e Kosovës do të organizojë tryezën me temën “Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”.
Sipas AAK-së, qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet për nevojën urgjente për të miratuar ligjin për pagat në sektorin publik, për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të kategorive të pambrojtura të këtij sektori pas ngritjeve të çmimeve dhe jo stabilitetit ekonomik.
Po ashtu, AAK bën të ditur se pjesëmarrës në këtë tryezë, përpos deputetëve, do të jenë edhe përfaqësuesit e sindikatave dhe OJQ-ve.
Ndryshe, pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2019, Gjykata Kushtetuese e pati shpallur Ligjin për pagat në sektorin publik të pavlefshëm, pasi nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të aktit më të lart juridik në vend.