​Ambasada amerikane i quan konstruktive takimet e Palmer me Osmanin, Kurtin e Lajçak

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i ka quajtur konstruktive takimet e sotme të zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit Matthew Palmer me drejtuesit e shtetit të Kosovës dhe emisarin special evropian për dialogun Miroslav Lajçak.

“Dita 1: Zëvendësndihmës Sekretari Matthew Palmer zhvilloi takime konstruktive me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gervalla-Schwarz”, shkruan Ambasada amerikane në Facebook.

Për vizitë disaditore në Kosovë, ku gjatë ditës janë takuar me krerët e shtetit të Kosovës. Ata nesër do të mbajnë një konferencë për media në Zyrën e Bashkimit Evropian, në orën 10:45.

Të ngjashme