​Digjen 60 shtretër plazhi në Dhërmi, dyshohet konflikt mes bizneseve

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Pas ngjarjes me 4 viktima dhe 2 të plagosur në Velipojë, një tjetër konflikt është regjistruar në jug të Shqipërisë sa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:30 në Dhërmi janë djegur 60 shtretër plazhi të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.

Burimet bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.

Nga policia ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi ngjarjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme