​Edhe sot vranët, prej nesër kthehet vapa

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Dita e diell do të fillojë me mot me diell dhe vranësira të paqëndrueshme, të cilat gjatë ditës në disa vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale mbesin të ngjashme me ditët paraprake, por në vlerat e maksimaleve parashihen ulje për 2-4 gradë Celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s.

Java e tjetër parashihet të jetë me vapë dhe me temperatura maksimale rreth 35 gradë Celsius.

Të ngjashme